Një 83-vjeçar shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetën në Zvicër, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mediat vendase raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, kur një makinë përplasi për vdekje këmësorin e moshuar me origjinë shqiptare. 83-vjeçari është përplasur teksa po kalonte rrugën në këmbë dhe është hedhur disa metra larg.
Policia zviceriane bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Einsiedlerstrasse - Horgeni.
Shoferi i makinës 51-vjeç, për arsye ende të panjohura ka përplaur për vdekje këmbësorin. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll