Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplas për vdekje një këmbësor në Lushnjë, i pesti aksident për sot

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplas për vdekje një këmbësor në

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në Lushnje. Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.

64-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit grupi hetimor në vendngjarje, po punon per zbardhjen e  ngjarjes.

Ky është aksidenti i pestë që regjistrohet sot në vendin tonë. Në mëngjes u raportuan dy aksidente ku u përshinë disa mjete në Rrugën e Kombit,  një aksident u regjistrua në Rrugën Librazhd-Prrenjas, si dhe një tjetër  në by-passin e Murrizit, në afërsi të fshatit Bastar në rrugën e Arbrit.

Nga aksidentet e raportuara janë mbi 10 persona të plagosur, disa të shoqëruar në komisariat, për fat të keq edhe një ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lexo edhe: Aksident zinxhir në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina (FOTO)

Lexo edhe: PAMJET: Aksident i dytë në Rrugën e Kombit, përplasen 13 kamionë dhe makina

Lexo edhe: Tjetër aksident, makina përplaset me furgonin në Rrugën e Arbrit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese