
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor "Sektor Rini-Shenavlash", në Durrës.
31-vjeçari me iniciale R. K. ka përplasur me mjetin e tij këmbësorin me iniciale Gj. D., rreth 52 vjeç.
Ende nuk bëhen të ditur shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën,” njofton policia.
Sondazh
Poll