Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplas për vdekje kalimtarin gjatë natës, policia : Nuk identifikojmë dot viktimën

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës ku në aksin rrugor Lushnjë-Fier një makinë ka përplasur për vdekje kalimtarin dhe është larguar nga vendngjarja.

Burime të policisë bëjnë me dije se viktima është në morg dhe ende nuk është identifikuar pasi ka marrë dëmtime mjaft të rënda.

Sipas policisë deri tani nuk është denoncuar asnjë person i humbur.

Mësohet se  viktima është rreth moshës 40-vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu