Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin në aksin Tiranë-Ndroq, Policia në kërkim të autorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varosh në rrugën Tiranë-Ndroq, ku është gjetur i pajetë një 54-vjeçar.

Bëhet me dije se është gjetur i pajetë shtetasi S. M., 54 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar nga një makinë, që pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.

Gjithashtu policia njofton se në pranga kanë rënë edhe 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme panale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ;

E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img