Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplas motoçikletën, i moshuari në gjendje të rëndë (Emri)

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Grabjan-Divjakë.

Bëhet me dije se një automjet tip 'Peugeot' ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës, 71-vjeçari Rauf Coku, i cili mendohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet reale të aksidnetit, por policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu