Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Makina përplas këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

spot_img

Lajme të ngjashëm

c96740509ffb9615f4d540377150c0dd

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në afërsi të fshatit Barbulloj e Re në Lezhë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili po ecte në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit që përplasi këmbësorin është larguar nga vendngjarja.

Bëhet me dije se këmbësori është dërguar për në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë , i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë

spot_img