Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Tiranë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplas këmbësorin në Tiranë, drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur këmbësorin B.P, 41 vjeç.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar akoma për shkak se është larguar nga vendngjarja, ndëkohë që i 41 vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll