Një makinë ka përplasur një 70 vjeçar në aksin rrugor Burrel – Komsi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Daçit” sot rreth orës 18:00.
Shtetasi Rifat Lika është dërguar në spital në gjendje të rëndë por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Benz” me targa “AA 069 CO”, shtetasin Kujtim Liksani.