Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Çorovodë, me pasojë plagosjen e rëndë të një fëmije 8-vjeç.
Sipas informacionit paraprak, aksidenti ka ndodhur përpara shkollës “Zylyftar Veleshnja”, ku fëmija është nxënës i klasës së II-të. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Beratit, ku bëhet me dije se ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilët kanë kryer shoqërimin e shoferit, 44-vjeçarit, Anuel Bregu për në komisariat.
Dinamika e aksidentit të rëndë është ende e paqartë, por paraprakisht dyshohet se Bregu i cili drejtonte makinën model “Ford” me targa “AA 579 OD”, mund të ketë qenë i pavëmendshëm në timon, duke mos e parë fëmijën në momentin që po kalonte rrugën.