
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek bulevardi ‘Blu’ në Kamëz.
Bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar një 17-vjeçare me inicialet B.H.
Menjëherë pas aksidentit 17-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq,drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.5.
Njoftimi policisë:
Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi "Blu", mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.