Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makina në Shkodër vidhet për 7 sekonda, hajduti i maskuar me kapuç në kokë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Makina në Shkodër vidhet për 7 sekonda, hajduti i maskuar me

Një makinë tip “Fiat” është vjedhur gjatë natës në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk” në Shkodër.

Makina e vjedhur me targë AB 149 BT është në pronësi të një gruaje, banuese në Shkodër.

Ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori i vjedhjes, me policinë që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e makinës së vjedhur. Ndërkaq “Ora News” ka siguruar pamjet nga vjedhja e makinës.

Sipas pamjeve filmike një person me kapuç në kokë i maskuar, me një çantë në dorë afrohet pranë makinës lë çantën në tokë dhe futet brenda.

Pak sekonda më pas ai del nga makina merr çantën e futet brenda ndez mjetin dhe ikën. Nga hetimet dyshohet që çelësi i makinës Fiat ishte në kuadër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese