Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Makina mijëra euro iu përfshi nga flakët, Françeska tregon arsyen, teksa është duke e “djegur” në Brazil

spot_img

Lajme të ngjashëm

Para dy ditësh në media qarkulloi lajmi se makina e tipit “Rang Rover” në pronësi të Françeska Jaçes ishte përfshirë nga flakët. 

Lart e poshtë qarkulluan zëra se zjarri makinës së modeles i ishte vënë qëllimisht. Mirëpo,  të gjitha këto kanë qenë veçse thashetheme pasi vetë Françeska ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtete dhe  se makina kishte pësuar një problem teknik.

“Vazhdon seriali Françeska Jaçe dhe portalet. Do doja të vendosja në dijeni të gjithë ata njerëz që kanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë dhe nuk kanë marrë mundimin të më pyesnin se si ishte e vërteta por kanë aluduar dhe kanë nxjerrë konkluzione të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim. Pavarësisht këtij informacioni të rremë, e vërteta qëndron ndryshe, makina pësoi një problem teknik i konstatuar nga policia e Vlorës ku i shpreh dhe falënderimet publikisht. Faleminderit që jeni me ne, policia është me ne. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematike se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri. Gjithsesi organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta dhe pas gjithë procedurave të nevojshme do të publikoj dhe procesverbalin e konstatuar nga policia e shtetit. Faleminderit për vëmendjen tuaj”.-shkruan ajo në InstaStory.

Modelja bukuroshe momentalisht ndodhet në Brazil aty ku dhe po shijon disa ditë pushimi me temperaturat e larta dhe blerjet e “kripura” në qendrat tregëtare.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img