Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makina merr përpara dy këmbësorë në Durrës, njëri i mitur, nisen me urgjencë drejt spitalit

Shkruar nga Newsbomb
Makina merr përpara dy këmbësorë në Durrës,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur dy këmbësorë, një 50 vjeçar dhe një të mitur.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe po marrrin ndihmë mjekësore, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidententit.

“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll