Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina me shpejtësi skëterrë aksidenton tre persona dhe vret 70 bagëti, qytetari i drejtohet Ramës (MESAZHET)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Të shumtë janë qytetarët që i shkruajnë kryeministrit Edi Rama për problemet e tyre në jetën e përditshme.

Kësaj radhe ka qenë një mësues nga Vlora ai që i ka shkruajtur. Elidoni nga fshati Kotë, tregon se ka hequr dorë nga profesioni dhe ka vendosur të bëhet çoban, mirëpo disa ditë më parë një makinë me shpejtësi të madhe e kishte aksidentuar atë, dy fëmijët e tij dhe i kishte vrarë 70 dele.

Duke qenë se policia nuk kishte mundur ta gjente autorin, qytetari i ishte drejtuar kryeministrit për një zgjidhje dhe pas disa ditësh një person i kishte zëvendësuar bagëtitë e vrara.

Rama ka publikuar mesazhet ku Elidoni e falenderon për zgjidhjen e problemit.

69562692_10156964451106523_7952701633006141440_n.jpg

69718644_10156964451116523_2260453421167411200_n.jpg

70250613_10156964451261523_2076814157327368192_n.jpg

69652519_10156964451276523_3921639976898396160_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll