Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Makina me gaz shpërthen në Tiranë, lëndohet shoferi, gruaja dhe dy fëmijët e mitur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur lehtë mbrëmjen e sotme, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka shpërthyer në flakë, në rrethrrotullimin në afërsi të Institutit, në Tiranë.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se shpërthimi në mjet ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Shoferi, gruaja dhe dy fëmijët e mitur, pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në shtëpinë e tyre.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img









spot_img