Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina me drogë, arrestohet pas ndjekjes 34-vjeçari, çfarë iu gjet në banesë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi u kap me lëndë narkotike.

Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll