Flamur Noka, deputeti i PD, “koka” organizatore e protestës në Milot ditën e sotme ka urdhëruar të shpërndahej ujë për turmën e protestuesve të pranishëm.
Deri këtu s’ka asgjë të keqe. Veçse protestuesit që kishin dalë në protestë për varfërinë, harruan që iu pihej ujë kur panë makinën luksoze tip “Mercedez” që ia behu në këmbët e tyre.
Noka, i veshur me kostum, e syzet e diellit vënë, udhëzonte makinën dhe largonte kamerat që tentonin të filmonin momentet e shpërndarjes së ujit.
Me sa u raportua, shpenzimet për këtë, i hoqi vetë deputeti Noka.
Fundja asgjë nuk i kushton ish-ministrit të Brendshëm uji për protestuesit. Për më tepër, e sigurtë është që shpenzimet për ujin nuk e superojnë vlerën e makinës.