Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina luksoze dhe HOTEL qindra m2, Yuri Kim reagon pas operacionit të SPAK; 5 mln euro sekuestro dhe 125 vite burg për 17 të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

GJKKO sekuestroi dy ditë më parë pasuri me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.

Shumica janë makina luksoze dhe një Bar-Restorant Hotel në zonën e Rinasit. Lidhur me këtë operacion të GJKKO dhe SPAK ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Diplomatja amerikane thotë se bazuar në informacionet që ka marrë nga DEA Amerikane, SPAK ka shkatërruar me sukses një organizatë të madhe kriminale, me 17 tëë dënuar dhe 5 milion euro pasuri të sekuestruara.

Kjo tregon se vetë DEA Amerikane është investuar që grupi i Avdylajve dhe gjithë të përfshirët e tjerë në laboratonin e heroinës në Brenogë të Hasit, të dënohen nga drejtësia.


Lexo edhe:
 Makina luksoze dhe HOTEL qindra m2, GJKKO i sekuestron 5 milionë euro pasuri grupit të Avdylajve; u dënuan dje me 125 vite burg për laboratorin e drogës në Has dhe dosjen 339

Lexo edhe: Zbulohen 75 pasuritë e konfiskuara me vlerë 55 mln euro, qindra-mijëra sipërfaqe toke dhe apartamente në Lezhë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.