Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Makina luksoze dhe HOTEL qindra m2, GJKKO i sekuestron 5 milionë euro pasuri grupit të Avdylajve; u dënuan dje me 125 vite burg për laboratorin e drogës në Has dhe dosjen 339

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4cb47092a16707c9ba70f528f644ba29

GJKKO ka sekuestruar sot pasuri me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.

Shumica janë makina luksoze dhe një Bar-Restorant Hotel në zonën e Rinasit. Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

-Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

-Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

-Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

-Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

-Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

-Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

-Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

-Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Dje GJKKO ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar gjithsej me 125 vite burg.  

Masat janë dhënë lidhur me zbulimin e një laboratori heroine në Branogë të Hasit. Anëtarët e grupit u dënuan për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Grupi i dënuar ka lidhje me çështjen “fraksioni i tretë” i dosjes 339, ku gjithsej janë 23 të pandehur. Më herët Prokurori kërkoi 147 vite burg për të akuzuarit.

DËNIMET NGA GJKKO

Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite

Përveç dënimeve, Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së disa prej të pandehurve. Ndërkohë, përmendim se të gjithë të akuzuarit ishin me gjykim të shkurtuar, ku si rrjedhojë automatikisht iu është ulur me 1/3 e dënimi.

Prokuroria gjeti të përfshirë emra të njohur, mes të cilëve grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img