Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Tentoi të mos shtypte qenin, makina kthehet përmbys në mes të rrugës në Fier, shoferi transportohet me urgjencë në spital

Lajme të ngjashëm

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastrioti” të këtij qyteti, ku një automjet është kthyer përmbys në rrugë.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Shoferi i mjetit tip “Volkswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

 


Më shumë