Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Makina iu gjet e shkrumbuar në Shqipëri, detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, dyshohet se është ekzekutuar pasi ishte i përfshirë në trafikim narkotikësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8ac6e10ed3b7865ffbba1cbc58fa4e92

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili humbi kontaktet me familjen në 6 janar të këtij viti, ndërsa makina e marrë me qira në Rinas u gjet e shkrumbuar në Gjegjan të Pukës.

Brenda makinës u gjendën gjurmë AND-je që dyshohet se i përkasin biznesmenit italian të produkteve kozmetike, ndërkohë që mostrat janë dërguar për ekspertizë në Itali.

Fillimisht u mendua se ngjarja mund të ishte aksidentale, por prokuroria tashmë po heton një pistë tjetër, atë të ekzekutimit të biznesmenit. Pecorelli dyshohet se aktivitetin e tij të tregtimit të produkteve kozmetike e përdorte për transport lëndësh narkotike, ndaj dyshohet se ai mund të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal.

Prokuroria është treguar e rezervuar për këtë çështje, por dyshimet janë të forta se zhdukja e biznesmenit ka të bëjë me një eleminim për shkak të aktiviteteve të tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img