Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Makina inteligjente “merr në qafë” shoferët, pezullohen 44 patenta dhe vendosen dhjetëra gjoba në 24 orët e fundit në Elbasan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet me dron dhe radarë, ku ka konstatuar dhjetëra drejtues mjetesh, duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Gjatë 24 oërve të fundit janë pezulluar 44 patenta, si dhe shoferët janë ndëshkuar me masë administrative nga 15.000 deri në 40.000 lekë të reja.

Sipas Policisë shoferët janë ndëshkuar. pasi lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e alkolit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Makina inteligjente, makinat me radarë, që punojnë në lëvizje dhe me lexuesit automatikë të targave, për disa orë u zhvendosën në qarkun Elbasan.

Dhjetëra leje drejtimi të pezulluara, shumë prej tyre me 2 deri në 3 shkelje të konstatuara njëkohësisht dhe të ndëshkuara me masë adiminstrative.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Elbasanit, në akset rrugore Elbasan – Tuneli i Krrabës e anasjelltas dhe Elbasan-Peqin e anasjelltas, Njësia Operacionale në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrolle me mjetet inteligjente, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

Si rezultat i kontrolleve nga makina inteligjente, në rrugët e qytetit të Elbasanit:

٠ 147 drejtues automjetesh janë konstatuar duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, nga të cilët 44 janë konstatuar se qarkullonin me më shumë se 40 deri në 50 kilometra në orë, mbi shpejtësinë e lejuar.

Këtyre 44 drejtuesve të mjeteve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 6 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 15.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 10 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit;

٠75 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar me shpejtësi nga 20 deri në 30 kilometra në orë, mbi normën e lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 15.000 lekë të rinj;

٠28 drejtues mjetesh janë konstatuar me shpejtësi nga 5 deri në 20 kilometra në orë, mbi normën e lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 3000 deri në 9000 lekë të rinj;

٠15 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, duke qarkulluar edhe pa rrip sigurimi, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara;

٠11 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, se përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe

٠4 drejtues mjetesh drejtonin mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e alkoolit, shkelje e cila u evidentua nga kryerja e alkool-testit, nga shërbimet e Policisë, të cilët ishin vendosur në distancë nga makina inteligjente.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img