Hapësire reklamuese

Politikë

Makina e policisë "zbarkon" në banesën e Berishës, e shoqëron në SPAK: Beteja vazhdon

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka dalë nga shtëpia në rrugën në rrugën Mustafa Matohiti dhe së bashku me avokatët e tij mbrojtës është nisur drejt SPAK.

“Beteja vazhdo, beteja vazhdon” – këto janë fjalët e Berishës para se të mbërrijë në SPAK.

Ish-kryeministri dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë shtetëror. Prezencën e Berishës sot në SPAK e konfirmoi vajza e tij, Argita Malltezi.

Ajo gjatë bisedës me gazetarët ka zbuluar se Sali Berisha sot do të shkojë në SPAK, ku do merret në pyetje si person nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ish-Kryeministri do të japë për herë të parë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me këtë dosje.

“Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Kryefjala duhet të jetë ligji dhe jo antliligji. Nesër do shkojë në SPAK, ia nuk respektoi vendimin e parë pasi ishte akt antiligjor që shkelte Kushtetutën. Në respekt të institucioneve coi avokatët. Nuk u dha një autorizim për tju dhënë masa Berishës.”

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e “arrestit shtëpiak”.  Në ambientet e SPAK janë mbledhur  dhe deputetët e “Rithemelimit” në mbështetje të liderit demokrat.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pasi më herët nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar “detyrim paraqitje”.

Lexo edhe: “Kërkoi një takim me Berishën”, Malltezi tregon marrëdhënie që ka tani me Bashën

“Në 2017 mora propozim për të drejtuar PD”, Malltezi tregon nëse do i futet politikës

“U dha masë më e ashpër për ta ndëshkuar”, Malltezi: Berisha nesër shkon në SPAK

I shoqi dhe i ati në “rrjetën” e SPAK, Argita Malltezi: Manipulime skandaloze

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese