Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina dhe shtëpia të mbushura me drogë, Operacionalja prangos dy vëllezërit në Skrapar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Makina dhe shtëpia të mbushura me drogë, Operacionalja prangos dy

Sadush dhe Endrit Ismailaj, kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pas një operacioni të gjerë në bashkëpunim me Shërbimet e Gramshit dhe ato të Skraparit. Nga kontrolli në makinën dhe shtëpinë e tyre, u gjetën 33 kg drogë. Po ashtu, u kap dhe municion luftarak.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Sadush Ismailaj, 36 vjeç dhe Endrit Ismailaj, 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Elbasanit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.