Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Makina del nga rruga në Pogradec, dërgohen me urgjencë në spital 4 persona

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec.

Bëhet me dije se shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga” thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë