Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Makina del nga rruga në Malësi të Madhe, shoferi 38 vjeçar vdes rrugës për në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38 vjeçar nga fshati Hot i Malësisë së Madhe, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjteje rrugës për në spital, pasi është aksidentuar në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Koplikut.

Rreth orës 21:00, mjeti i drejtuar nga shtetasi 38 vjeçar me inicialet M.L, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e për pasojë shoferi ka marrë dëmtime. Ai është nisur me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Më shumë


spot_img









spot_img