Hapësire reklamuese

Bota

Makina CADILLAC përfundon në pishinën e Hotelit me 4 yje, dy të rinjtë 'ia mbathin' por ndalohen nga policia (VIDEO – FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Forte dei Marmi – Një makinë Cadillak ka përfunduar mëngjesin e sotëm në një pishinë mbushur me ujë, në kopshtin e një hoteli në lungomaren e Forte dei Marmi.

 

Brenda saj ishin dy të rinj, të cilët pasi i kishin ikur policisë bashkiake me shpejtësi përfunduan në kopshtin e Hotelit e mandej kanë humbur kontrollin e makinës duke rënë drejt e në pishinë.

Gjithcka ka ndodhur në orën 7.30 të mëngjesit. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë administrator i hotelit, një hotel me katër yje, ndërkohë që më vonë u afrua policia dhe zjarrfikëset.

Dy të rinjtë u shoqëruan tek ndihma e shpejtë për kontrolle specifike siç konfirmoi komandanti i policisë bashkiake. Më pas makina u nxorr pasi u zbraz uji i pishinës së hotelit që hapet pikërisht sot.

llaaaaa.jpg

Sondazh

Poll