Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina bie në kanal, ndërron jetë 33-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Makina bie në kanal, ndërron jetë 33-vjeçari në

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari.

Policia njofton se në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Nga ky aksident 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrrethanave të aksidentit.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese