Deputetja Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka sqaruar edhe njëherë tjetër pozicionin e saj lidhur me votën për reformën në drejtësi. Bregu është shprehur e lumtur që bindja e saj u realizua dhe PD nuk doli jashtë prishtmërive, duke kërkuar dhe pranuar votimin e reformës.
“Nuk kam patur kurrë dyshimin se PD do të ishtë në kahun e shqiptarëve, në kahun historik dhe nuk kisha as pikën e dyshimit që do të votonte reformën në drejtësi. Nëse bindja ime dhe thirrja ime e pandryshuar se voto pro drejtëssisë është pro PD-së, nëse kjo ka ndihmuar sado pak për këto marrëveshje, atëherë jam e kënaqur”, tha Bregu.
Lidhur me qëndrimet e saj të ashpra dhe mundësië së një ndëshkimi nga grupi i PD-së, Bregu ka theksuar se në politikë nuk është vetëm për të thënë po ose jo, ndërsa ka deklaruar se do të qëndrojë në këtë parti për sa kohë aty kërkohet e vërteta.
“Unë në politkë kam hyrë dhe do i qëndroj parimit tim të parë, një njeri nuk mund të jetë në politikë vetëm për të thënë po dhe jo. Kam nisur karrierën në PD dhe shpresoj se për sa kohë kërkohen të vërteta do të jem aty”, theksoi ish-ministrja e Integrimit.