Hapësire reklamuese

Aktualitet

Majlinda Bregu për sulmin ndaj Berishës: Ndjej keqardhje për incidentin! Samiti i BE në Tiranë, lajm i mirë për të gjithë rajonin

Shkruar nga Newsbomb
Majlinda Bregu për sulmin ndaj Berishës: Ndjej keqardhje për

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha se mbajtja e Samitit të BE-së në Tiranë, është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, por edhe për rajonin në tërësi. Ish-ministrja u shpreh se janë shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat duhet të angazhohen për t’i çuar  përpara nismat e planifikuara.

“Ky proces të mos ketë ndalesa rrugës. Vendet tona, nuk bëhen asnjëherë më demokratike në rast se BE heq vëmendjen dhe heq dozën e monitorimit. Atë angazhim që vjen nga politika dhe nga qeveritë e rajonit, t’i çojnë përpara, besoj në këtë rast, edhe sot kemi dëshmuar se jemi duke i realizuar. Mbajtja e samiti është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, por dyfish lajm i mirë për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka lundruar drejt lindjes, as nuk ka flirtuar, ka zgjedhur BE dhe Evropën si partner kryesor”, u  shpreh Bregu për Fax Neës.

E pyetur  në lidhje me sulmin e  kreut të  PD, Sali Berisha në protestë, i cili u godit me grusht nga 31 vjeçari Gert Shehu, Bregu u shpreh se ndjen keqardhje dhe se protestat janë një akt demokracie që çdokush ka të drejtë t’i realizojë ato pa asnjë pengesë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.