Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Majko vizitë 2 ditore në Itali, në fokus pensionet e emigrantëve dhe minorenët e lindur atje

spot_img

Lajme të ngjashëm

509af91d7edcf6e6555116beef451d9e

Në vazhdim të vizitës së tij në Itali, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u takua sot me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Jashtme të Italisë, Elisabetta Belloni.

Në qendër të bisedës ishte komuniteti shqiptar dhe problemet më të cilat ai ndëshet ne Itali. Majko bisedoi me funksionaren e Farnesinës për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Itali si dhe situatën ligjore të minorënëve shqiptarë të lindur në Itali.

Ndërsa Belloni i prezantoi Ministrit modelin që shteti Italian ka për ligjin e shtetësisë si dhe platformën e votimit të shtetsave që jetojnë jashtë territorrit italian, bashkë me lehtësirat dhe problematikat që mbart.

Gjatë ditës së sotme Pandeli Majko zhvilloi gjithashtu edhe një takim zyrtar me senatoren Emma Bonino, me të cilën bisedoi mbi aktualitetin politik në Itali, Shqipëri dhë në Europë. Ministri ndau më Senatoren edhe arritjet e Strategjisë Kombëtarë të Diasporës, ku më tepër u ndal te angazhimi i Diasporës shqiptare në këto vitet e fundit.

47576291_608411042971337_3691077443730276352_n.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img