Hapësire reklamuese

Politikë

Majko në Bruksel: PS e gatshme të bisedojë me opozitën për komisionet hetimore

Shkruar nga Newsbomb
Majko në Bruksel: PS e gatshme të bisedojë me opozitën

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka marrë pjesë në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian ne Bruksel, ku ka folur dhe për tensionet e shumta gjatë muajve të fundit në seancat plenare.

Ai është shprehur se Partia Socialiste është e gatshme të flasë me opozitëm për të gjetur një zgjidhje optimale për çështjen e komisioneve hetimore.

“Çështja e 8 komisioneve hetimore që ka bllokuar sot prej 3 muajsh procedurat normale të Parlamentit ne jemi të gatshëm për të diskutuar me kolegët tanë dhe të gjejmë një zgjidhje oportune evropiane”, tha Majko.

Kujtojmë që në Bruksel ndodhet edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ngriti të gjtha shqetësimet që ka opozita në Shqipëri.

“Gjatë fjalës në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian në Bruksel, theksova se Parlamenti i Shqipërisë është jo funksional, për shkak se maxhoranca i refuzon opozitës të drejtat kushtetuese. Ndryshimet e njëanshme në rregulloren e Kuvendit apo ndryshimet e njëanshme në ligjin per komisionet hetimore nuk janë një dorë e shtrire për dialog por jane një mesazh i qartë i mungesës së vullnetit për të gjetur zgjidhje, për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Integrimi europian duhet të jetë një objektiv i përbashkët i mazhorancës dhe opozitës. Në fakt, arsyet e mungesës së normalitetit aktualisht në Kuvend gjenden në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian”, tha Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese