Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Majko dhe Shalsi, dy ministrat e Ramës që grumbulluan më pak vota në 25 prill, njëri u dogj e tjetri “ia hodhi” paq i fundit në listë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vota preferenciale për kandidatët që morën pjesë në zgjedhje, ishte një risi e 25 prillit, pasi qytetarët mund të votonin partinë që donin dhe kandidatin e tyre më të preferuar.

Por, edhe pse u mendua si risi pasi shumë kandidatë të renditur poshtë listës fituese do të mund të thyenin herësin, rezultati nuk ishte i tillë. Votuesit i kanë qëndruar “besnikë” të zgjedhurve të partive, pasi vetëm 3 kandiatë në rang vendi arritën të thyenin herësin.

Te Partia Socialiste Fatmir Xhafaj arriti që nga vendi i 23, jashtë listës fituese, të kalonte brenda listës së sigurt “duke rrëzuar” kolegun Fidel Ylli, i cili renditej i 15 por kishte më pak vota, vetëm 1.724. Po kështu dhe Ornaldo Rakipi, i 30 në listë arriti të rrëzonte Ervin Bushatin nga vendi i 3.

Një dështim ky i kryetarit të PS së Tiranës, i cili mori vetëm 2.990 vota, dhe humbi detyrimisht mandatin. Në të njëjtat pozita ka qenë dhe ministri Eduard Shalsi, i cili ia hodhi paq pasi ndodhet i fundit në lisën e sigurt, në vendin e 18, por ka marrë afro 1.700 vota më shumë se Bushati, dhe ka siguruar një ulëse në Parlamentin e ri.

Pritshëmëritë ishin të mëdha dhe për ministrin e Diasporës Pandeli Majko, një figurë shumë e dashur nga socialistët. Por, ato mbeten vetëm të tilla, sepse Majko nuk arriti të thyente herësin dhe të siguronte një vend në Parlamentin e ri si kolegu i tij Xhafaj.

Ministri i dytë i Ramës, renditej i 19 në listë, një pozicion i vishtirë që në nisje të fushatës por për shkak të figurës së tij mendohej se do të siguronte votat e nevojshme preferenciale dhe do të ishte pjesë e ekipit të PS në mandatin e tretë. Majko mori 8.780 vota, dhe nuk e thyeu dot herësin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img