Hapësire reklamuese

Politikë

Majko dhe Qefalia nuk votojnë, Nikolla miraton ligjet: 0 kundër, 0 abstenim

Shkruar nga Newsbomb

Teksa për herë të tretë, parlamenti është kthyer në një fushëbeteje për opozitën, kjo nuk e ka penguar mazhorancën që të miratojë disa projektligje me shumicë votash.

Mes kaosit me karrige grumbull, përplasje duarsh dhe flakadantë, deputetët e PS bënë detyrën e tyre duke ngritur kartonat dhe votuar pro ligjeve që duhet të ishin diskutuar sot ne seancën parlamentare.

Mes zhurmës dhe rrëmunjës në Kuvend, mazhoranca ngriti kartonat “pro” për miratimin e ligjeve, mirëpo si duket disa deputetë të PS duken indiferentë.

Deputeti Fatmir Xhafaj shihet me duar në xhepa, ndërsa deputeti pas tij, Xhemal Qefalia është duke “lunduara” në celular.

Edhe pse dy deputetë s’kanë marrë fare pjesë në miratimin e disa ligjeve, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vazhdonte të miratonte projektligjet me 73 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese