Hapësire reklamuese

Aktualitet

Majko: Cipras të “eksperimentojë” për një Greqi ndryshe me sa më pak llafe e më shumë punë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko  duket dyshues për atë që ka ndodhur në Greqi, pas fitores së partisë radikale të majtë, Syriza. Sipas Majkos fitorja e Alexis Tsipras në Greqi ka mundur tradicionalen, duke shkuar drejt të panjohurës. Majko shpreson që Cipras të eksperimentojë për një Greqi ndryshe, me sa më pak llafe e më shumë punë, duke bërë më të mirën për statusin e shqiptarëve në vendin fqinj.

“Në Greqi ka fituar e “panjohura” që ka trokitur si premtim për ndryshim. Në këto zgjedhje u mund tradicionalja dhe fakti që politika i njeh ‘’bijtë” e vet por e ka të vështirë me pasardhësit e tyre. Shpresoj që Cipras të “eksperimentojë” për një Greqi ndryshe dhe do Zoti me sa më pak llafe e më shumë punë. Për momentin ai është përfaqësues  I “revolucionit” të atyre që dinë çfarë nuk duan. Shpresoj më të mirën për statusin e shqiptarëve në Greqi pas këtyre zgjedhjeve. Në këto zgjedhje Greqia pohoi veten”, shprehet Majko në profilin e tij në “Facebook”

Në ndryshim nga Majko, një tjetër deputet i Partisë Socialiste, Ben Blushi nuk është shfaqur aspak dyshues për atë që sjell fitorja e Syrizës. Para zgjedhjeve, Blushi u shfaq optimist për alternativën  Syriza, duke dhënë edhe argumentet se pse duhej votuar.

“Syriza është partia që po i bind se për të ndryshuar Greqinë duhet të kundërshtojnë Europën. Jo Bashkimin Europian si institucion, si frymë, si urë dhe si arkitekturë, por masat e rrepta fiskale që janë imponuar prej tij. Është njëlloj si të kërkosh te ndalosh një makinë që të pëlqen, nga frika se mund të të shtypë. Ndoshta fitorja e Syrizës mund të mos jetë e shëndetshme, por ajo është e shijshme. Dhe jo vetëm për grekët që tani kanë bindjen se nuk po votojnë për të ndryshuar Greqinë, por Europën. Kjo është një shije legjitime, sidomos kur vjen nga popuj të vegjël, të cilëve tregjet ia kanë hequr këtë mundësi prej dekadash. Por fitorja e grekëve nuk mund të qortohet dhe aq më pak mund të ndëshkohet. Prandaj, nëse do isha grek, do votoja të dielën për Syrizën. Jo si socialist. As si rebel. Aq më pak si utopik. Por si europian. Sepse dua të besoj në fuqinë që kanë përrallat për të krijuar utopi. Dhe përralla me gomerë ka, por me makina as ka pasur dhe as do ketë.”, shkruante Blushi.

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi u zhvilluan  të dielën më 25 janar. Syriza fitoi 36,34% të votive( 149 vende në Kuvend), Demokracia e Re 27,81% të votave  (76 vende në Kuvend ), Agimi i Artë 6,28 % të votave  (17 vende në Kuvend), Potami 6,05 % të votave (17 vende në Kuvend),  ANEL 4.75 % të votive (13 vende në Kuvend)dhe PASOK-u  4,75 % të votave  (13 vende në Kuvend ).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.