Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Maji, muaji i përgjakur, një vrasje në katër ditë (NGJARJET-EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Tirana janë katër qytetet që kryesojnë listën e zezë për sa i përket nivelit të kriminalitetit në vendin tonë. Dhe janë pikërisht këto qytete që do të trondisnin opinionin publik gjatë muajit maj. Në 30 ditë janë shënuar 7 vrasje, ngjarje mafioze që ende nuk janë mundur të zbardhen, përveç njërës.

E para nisi në Elbasan dhe e fundit në Shkodër. Në 6 maj ishte krimi në familjen Buzo që shtangu qytetin e Elbasanit. Ish-polici Koço Buzo tentoi të therte me thikë gruan e tij Liliana Buzo, ndërsa më pas e vra në mes të rrugës me kallashnikov, pak metra larg Gjykatës së Elbasanit. Ata kishin tre fëmijë dhe krimi makabër ndodhi në sy të një prej djemve të tyre. Të shtënat atë ditë lanë të plagosur dhe dy persona të tjerë.

Në 10 maj target u bë Vlora me një atentat që ndodhi në mes të ditës. Dy persona qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt automjetit BMW X5, me të cilën po udhëtonte Bledar Birçaj dhe dy persona të tjerë, një prej tyre oficer i antidrogës. 40-vjeçari vdiq në vend ndërsa personat e tjerë shpëtuan pa lëndime, por duhet thënë se nuk ishin ata objektiv i atentatit.

Ndërkohë po atë mbrëmje u vra te zona e “5 majit” i riu Mehmet Qema. Ai u vra aksidentalisht nga miku i tij Marius Dema, ndërsa në vendngjarje ishin dhe pesë persona të tjerë. Pas kontrolleve në ambientet ku ata rrinin u gjetën armë, lekë cash si dhe disa pajisje që shërbenin për kriptomonedha “bitcoin”.

Vendi ynë nuk do të gjente qetësi pasi një ditë më vonë në Elbasan u ekzekutua në sy të gruas së tij 41-vjeçari Everest Çaka. Ai ishte duke udhëtuar me makinë kur një mjet tjetër krijoi në përplasje artificiale, më pas autori e qëlloi duke e lënë të vdekur. Gruaja e tij u plagos në dorë.

Pa mbushur një javë nga ky krim, një tjetër ngjarje e rëndë do trodiste Shkodrën. Në 17 maj Endri Mustafa u gjet i vdekur në zonën e Livadheve. Ai ishte qëlluar me plumb në gojë, kokë dhe gjoks. Për këtë ngjarje u arrestua lajmësi që e nxorri nga shtëpia, një 15-vjeçar i cili tashmë ka marrrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe ka thënë se autor i kësaj vrasje është Ibrahim Lici.

Në datë 21 maj Drilon Troqe nga Vlora u ekzekutua në ambientet e biznesit të vëllait me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend. Viktima kishte pak muaj që ishte kthyer nga Spanja dhe punonte me skaf dhe turista.

Shkodra u rikthye sërish duke u bërë objektiv, si të ishte në garë me qytetet e tjera. Të premtet në mbrëmje datë 28 maj u vra 25-vjeçari Emiljano Ndou nga fqinji i tij Mark Kodra, pasi kishte pasur një konflikt me këtë të fundit. Ai tha se viktima ia kishte sjellë në majë të hundës ndaj dhe nuk duroi më, derisa kapi armën dhe e vrau.

Në total gjatë vitit 2021 janë bërë 25 vrasje, me 9 viktima  nga krimi në familje, 10 në atentate mafioze dhe 6 janë si pasojë e konflikteve të çastit. Gjatë muajit maj ka pasur dhe shumë konflikte të çastit që kanë përfunduar me plagosje, më të fundit; djali që kishte ardhur nga Anglia në Berat, plagosja e 19-vjeçarit te Kompleksi Olimpik dhe plagosja e të riut Edison Begaj mbrëmë në Vlorë.

NEWSBOMB.AL

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img