Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Magjistratja nuk shkon në punë, ILD shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates E.S. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për mosparaqitje në detyrë.

Nga hetimi rezultoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) i ka dhënë leje për një shkëputje nga puna për një periudhë 2-vjecare, për arsye shëndetësore, por pas përfundimit të lejes ajo sërish nuk është paraqitur në punë.

ILD pas kësaj ka vendosur shkarkimin nga puna të gjyqtares.

Njoftimi i plotë:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” të magjistrates E.S. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates E.S. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për mosparaqitje në detyrë.

• Nga hetimi disiplinor rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka akorduar magjistrates, më 09.02.2018, leje për shkëputje nga puna për një periudhë 2 vjecare, për arsye shëndetësore. Gjyqtarja nuk është paraqitur në detyrë në përfundim të lejes.

• KLGJ më 28.10.2020 ka refuzuar kërkesën e saj për dhënie leje shtesë të papaguar.

• Pas ankesës së magjistrates në Gjykatën Administrative të Apelit, kjo e fundit vendos më 02.02.2021shfuqizimin e vendimit të KLGJ dhe kthimin e cështjes për rishqyrtim në Këshill.

• Me 29.03.2021, KLGJ rimori në shqyrtim kërkesën e magjistrates dhe ka vendosur sërish refuzimin e saj. •

Magjistratja ka marrë diheni për këtë refuzim të ri të KLGJ më 31.03.2021 dhe vazhdon të mos paraqitet në mënyrë të pajustifikuar në detyrë.

• Gjatë hetimit disiplinor provohet se nga ana e magjistrates nuk është arritur të justifikohet mungesa e saj në punë për shkaqet objektive të pretenduara prej saj.

• As Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe as Zv. Kryetari i Gjykatës së Apelit nuk kanë dhënë asnjë vendim pozitiv mbi kërkesën e magjistrates për pamundësinë e pretenduar prej saj për të justifikuar mosparaqitjen e saj në detyrë pas datës 01.04.2020, duke sjellë një mosparaqitje në detyrë pa shkaqe të justifikuara prej më tepër se 1 vit.

Nga sa më sipër provohet se nga ana e magjistrates E.S. është kryer shkelja disiplinore e parashikuar nga neni 102, pika 2, shkronjat “f” dhe “gj”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, të cilin parashikohet shprehimisht se: “Shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit janë, në veçanti, por pa u kufizuar në to, veprimet, mosveprimet ose sjelljet e magjistratit, si më poshtë: …[…]… f) mungesa e pajustifikuar në detyrë, sipas parashikimeve të këtij ligji, për më shumë se 3 ditë pune në vit”…[…]…gj) moszbatimi pa shkaqe të justifikuara të vendimeve të dhëna nga Këshilli”. Për sa më sipër, kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor dhe në mbështetje të nenit 105, pika 1, shkronja “dh”; nenit 111, pika 1; dhe nenit 146, pika 2, shkronja “a” , të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendosë: “Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates E.S., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1, shkronjat “f” dhe “gj”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img