Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Magjepsëse dhe e “dashuruar” pas garave, kush është Miss Albania e pistave australiane?

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajo quhet Miss Albania. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë bukruoshe, por për atë që bën gjithçka mirë në garat e kuajve.

Emri i është vendosur nga Filip Gjeloshi, i cili për hatër të dashurisë që ka për vendin e tij, bëri këtë zgjedhje.

Në garat që ka zhvilluar në Australi, Miss Albania ka fituar tre nga gjashtë në total. Në gjithë Australinë, ajo mban vendin e 74-të, duke qënë gjtihmonë konkurente. Arritjet që ka bërë bukuroshja e pistave australiane janë bërë të mundura edhe falë trajnuesit ballkanas të kuajve, Enver Jusufoviç.

Jusufoviç shprehet tekstualisht kështu: Ajo është një pelë këmbëngulëse, e cila punon fort për të arritur rezultatet e saj. Është e madhe, e fortë, me vetëbesim. Sheh vetëm përpara kur zbret në pistë dhe kokat e të gjithave kthehen për nga ajo.

Nuk do jetë e vonë dita kur Miss Albania do mund të rivalizojë edhe më të mirët, do mund të çojë lart flamurin e Shqipërisë në Australi. Natyrisht, nëse vazhdohet me këtë ritëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img