Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

MAFIOZËT italianë lënë burgjet, shkak frika nga covid-19/ Zbardhet raporti zyrtar për ‘BOSSËT’ mbi 70 vjeç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b3697eaeae4a307fedac28d175d77122

Me dhjetëra bosë të mafias mund të lirohen nga burgjet në Itali për shkak të infektimit nga covid19, raporton the Guardian. Gjyqtarët vendosin që ata të qëndrojnë në arrest shtëpie.

 

Revista News Espresso të mërkurën raportoi se një gjyqtar në Milano urdhëroi lirimin e një prej bosëve më influentë të Cosa Nostra, Francesco Bonura, 78 vjec, që ishte denuar me 23 vjet burg. Shkak për lirimin e tij u bënë problemet shëndetësore.

Në javët e fundit, gjithashtu është urdhëruar lirimi nga burgu i Vencenzino Iannazzo, 65 vjec, dhe Rocco Santo Filippone, 72 vjec të dy të lidhur me bosët e Ndragetas. Gjykatësit frikësohen  se covid 19 mund të prekë Filippone pasi ai vuan nga sëmundje kardio vaskulare.

“Eshtë një situatë alarmante” thotë Leo Beneduci, sekretar i përgjithshëm i Osapp, një nga burgjet më të mëdha. “Në Itali ka rreth 12 mijë anëtarë të organizatave kriminale të burgosur. Policët po raportojnë se të burgosurit takohen e përqafohen me njëri tjetrin dhe rritet mundësia që kontaminimi nga virusi të dalë edhe nga burgu”.

Qarkulloi një memo e brendshme që është parë edhe nga The Guardian, që u kërkohet zyrtarëvr të burgjeve për emrat e të burgosurve që vuajnë nga sëmundje specifike dhe që janë mbi moshën 70 vjec, sepse ata janë me rriskun e infektimit nga virusi.

Ka 74 bosa mafiozë mbi 70 vjec me probleme serioze shëndetësore që do t’i lejojë autoriteteve italiane të pezullojë vuajtjen e dënimit me burg.

Mes tyre është edhe Leoluca Bagarella, 78 vjec, një bos Sicilian përgjegjës për dhjetëra vrasje; Raffaele Cutolo 78 vjec lider I Nuova Camorra që vuan disa burgime përjetë për vrasje, bosi i klanit Bellocco si dhe bosi I bosëve Nitto Santapaola, 81 vjec.

Presidenti I komisionit antimafia Claudio Fava, tha se frikësohet se bosët mafiozë mund të përfitojnë nga situate për lirimin e tyre. Babai I tij u vra nga mafia nën urdhërat e Santapaolas. “Lirimi i tyre do të ishte ofendim për qindra familjarë të viktimave që ata kanë lënë pas” thotë ai.

Ministri I Drejtësisë Alfonso Bonafede qartësoi të mërkurën se vendimi për të liruar mafiozët nuk është marrë nga qeveria dhe ai do të shohë vetë raportet.

“Rrisku ekziston se mund të kemi virusin e mafias nëpër rrugë së bashku me covid19” thotë Lirio Abbate, gazetar në L’espresso që jeton nën mbrojtjen policore pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga mafia. “Do të ishte një pandemic e dyfishtë që ne nuk duhet ta lejojmë” thotë ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img