Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mafia siçiliane dhe Ndrangheta kërkuan të blejnë kompaninë e basteve në Shqipëri, ishte në pronësi të Igli Tares dhe vëllait të tij (Çfarë zbuloi Prokuroria e Barit)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat italiane kanë bërë publike së fundmi një investigim, në të cilin implikohet dhe drejtori sportiv i ekipit të Lacios, Igli Tare, si dhe vëllai i tij Genti Tare, konsull i Shqipërisë në Turqi.

“Report” në RAI 3 hedh hije dyshimi mbi aktivitetet e drejtorit të Lazios, Igli Tare, pas provave që dolën nga një hetim i Prokurorisë së Barit dhe nga zbulimet e Guarda di Finanza, e cila në nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhur me klanet e fuqishme të Capriati dhe Parisi. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj.

igli 1

Këto klane mafioze donin të blinin në Shqipëri kompaninë e basteve e quajtur “Top Bast”. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Ermal Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë si dhe në dokumentin e nënshkruar nga prokuroria e Barit thuhet se: “Kompania është e Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull në Turqi dhe drejtor sportiv i Lacios”. 

Prokuroria kishte dhe një seri kontaktesh mes Genti Tares dhe emisarëve të klanit mafioz, të cilat ndodhën nëpërmjet e-maileve, ku flitej për detajet e një marrëveshje të mundshme. Negociatat duhet të përfundonin në vitin 2015, por mafia nga Bari në fund hoqi dorë dhe për këtë arsye hetimet ndaj vëllezërve Tare u ndalën.

igli2

Mirëpo pavarësisht kësaj, hetimet vijuan pasi nuk mundet që një drejtor klubi sportiv të zotërojë një kompani bastesh sportive dhe të implikohet në të tilla aktivitete. Për këtë arsye, dokumentet e hetimit iu dërguan prokurorit federal të Federatës së Futbollit në Itali.

Tare i ka konsideruar si të pavend këto akuza, pasi ka thënë se asnjëherë nuk është marrë në pyetje në lidhje me këto akuza dhe thotë se kjo po bëhet nga një palë e tretë për ta dëmtuar figurën e tij.

igli 3

“Absolutisht i palidhur me kompaninë shqiptare të basteve Top Bast, në lidhje me të cilën, si vëllai i tij Genti, ai nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij dokumenteve hetimore është thjesht e gabuar, sipas së cilës  “kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, ka thënë Igli Tare përmes avokatëve të tij. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img