Zbërthimi i “Sky ECC” po hedh dritë mbi të tjera veprimtari kriminale, duke goditur kështu disa nga bandat më të rrezikshme në Europë, përfshirë dhe ato shqiptare. Sipas mediave greke mësohet se nga përgjimet e këtij aplikacioni komunikimi janë goditur disa nga bandat mafioze shqiptare të cilat operojnë në Greqi.
Mësohet se autoritetet greke janë vënë në dijeni nga inteligjenca europiane të Hollandës dhe Belgjikës, për pesë “kontrata vdekje”, të cilët mafia shqiptare të ndihmuar nga disa efektivë të Policisë greke, kishin qëllim t’i ekzekutonin. Sipas të njëjtave media mësohet se këta 5 persona janë personazhe të njohur në Athinë, Mykonos, Santorini dhe Kretë.
Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës mësohet se nga 171 mijë të dyshuar që përdorinin “Sky ECC” për komunikim, mafia shqiptare kishte shtrirë tentakulat edhe në strukturat shtetërore. Nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, mësohet se mafia shqiptare ka arritur që të sigurojë lidhje të forta në Greqi me zyrtare të Policisë dhe jo vetëm.