Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mafia, mafia, rrethi im o mafia”, reperi shqiptar reagon për këngën e tij në videot e gjyqtares së Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, u vu në qendër të mediave për shkak të videove të postuar në “TikTok”, teksa i kishte kthyer zyrat dhe korridoret në sfilatë paradë mode, ndoshta dhe ngaqë në rini e kishte fituar një konkurs si “miss”.

Pjesën më të madhe të videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, ku nxirrte në pah jetën e saj luksoze dhe veshjet e markave të shtrenjta si “Gucci” dhe “Prada”.

Në njërën prej videove të publikuara nga gjyqtarja dëgjohet kënga “Mafia” e reperit më in të momentit, Don Xhon, video e cila është ripostuar edhe nga vetë ai.

Reperi në “Instagram” mbrëmjen e djeshme ka publikuar videon e gjyqtares Kapedani dhe e ka shoqëruar atë me një “emoji”  duke u menduar. Kënga e tij përmban fjalor banal dhe aspak etik për një gjyqtare, si “mafia, rrethi im o mafia, dh*pi”, etj.

Reperi publikon videot e gjyqtares

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4- Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
5- Lexo edhe: Kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh
6- Lexo edhe: Enkeleda Kapedani pret të futet në vetting: PASURIA iu “zvogëlua” ndërsa në detyrë vetëm rritej
7- Lexo edhe: ILD nis ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit
8- Lexo edhe: Kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në moshën 18 vjeçare

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll