Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

MAFIA IMOBILARE/ Veneto Bank u shit, por pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar jashtë vendit, skandali po hetohet nga PROKURORIA (LETRA E PRESIDENTIT- DOKUMENTET BANKILEAKS.com)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6590b5763f9874057c6def0d97cd7871

Një skandal i madh bankar duket se po hetohet nga institucionet e shtetit shqiptar, ku më së fundi është përfshirë edhe institucioni i presidentit të republikës, ka të bëjë me shitjen e Veneto Bank, por për më tepër, me transferimin e hipotekave të shqiptarëve, që kanë marrë kredi nga kjo bankë, jashtë Shqipërisë. Procedurë kjo, që nuk lejohet me kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

Bankileaks.com, është duke publikuar dokumente të skandalit, madje edhe shqetësimit të institucioneve. Në gushtin e vitit 2018, për klientet e ish-Veneto Bank që kishin dhënë një garanci hipotekë në favor të saj, shlyerja e detyrimeve kalon te zyrat e regjistrimit të hipotekave në LCA (Liquidazione Coatta Amministrativa). Ky operacion është zyrtaroizuar dhe timbruar nga noteri Ermal Hamzaj.

Por këtu lind gafa ligjore nga ana e Veneto Bank spa sepse sipas kushtetutës së republikës së shqiperisë, “ekskludohet transferimi i hipotekave për një subjekt tjetër jashtë vendit”.

Tashmë duket se Veneto Banka, shitur te Intesa San Paolo, nëpërmjet Tranzit shpk një shoqeri që merret me rikuperimin e kredive me seli në ishujt off shore Cayman, që presupozohet se në krye ka një grup ruso-amerikan, NCH Capital, do të jetë në vështirësi të mëdha.

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një shkrese të 20 majit, po kërkon me këmbëngulje nga Prokuroria, të hetojë se ku po i çojnë garancitë hipotekore të shqiptarëve që kanë marrë kredi në këtë bankë për të shmangur atë që po konsiderohet si MAFIA IMMOBILIARE për kreditë e këqija të Veneto Bank.

letra.jpg

Garancitë hipotekore, të zhdukura prej dy vitesh, duket se i kanë çuar të gjithë që të mos lënë më gjë në këmbë nga Veneto e dikurshme. Garancitë e shqiptarëve I posedon SGA spa në Itali, por, gjithë procesi është i veshur me mister.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img