Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Madridi shëroi nga Covid udhëheqësin rebel, hakmerret Maroku: Hap kufirin dhe lë 6000 migrantë të futen në Spanjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mijëra migrantë kanë mësyrë përtej kufirit nga Maroku në Spanjë duke u hedhur përtej gardhit dhe duke notuar, në një situatë jo të qetë dhe konfliktuale mes dy vendeve.

Më shumë se 6000 njerëz, mes të cilëve mendohet se janë mbi 1500 adoleshentë kaluan në Ceuta të hënën dhe të martën pasi rojet kufitare marokene e lanë të lirë kufirin. Deri tani raportohet një burrë i mbytur i cili po notonte rreth gardhit të kufirit ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan hipotermi dhe ishin tepër të lodhur.

Pas përpjekjes së madhe, ata u shembën para rojeve kufitare spanjolle dhe mjekëve që ishin aty. E gjithë kjo situatë u krijua pasi u mor vesh që Brahim Ghali, një udhëheqës i lëvizjes së pavarësisë së Saharasë Perëndimore, i cili ka qenë i përfshirë në një luftë dekadash me Marokun, është shtruar në spital në Madrid të Spanjës për t’u kuruar nga Covid.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u zotua të ‘rivendosë rendin’ të Martën ndërsa ai vendosi forcat e armatosura në kufi dhe njoftoi se do të vizitonte Cueta dhe Melilla.

Nga e marta pasdite, fluksi i migrantëve u ngadalësua kryesisht në një anë të kufirit, ndërsa Maroku vendosi roje shtesë që lëshuan gaz lotsjellës ndaj emigrantëve.  

Kliko këtu për të parë fotot

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img