Hapësire reklamuese

Showbiz

Madona shqiptare xheloze e çmendur, ja ç'i bën bashkëshortit 8 vite më të ri kur e ngacmojnë vajzat

Shkruar nga Newsbomb

Elda Shabani, e njohur si Madona Shqiptare prej vitesh nuk është më pjesë e skenës shqiptare, ndonëse në periudhën e viteve ’90-2000 ishte një ndër këngëtaret më të suksesshme.

Ajo vazhdon jetën e saj jashtë kufinjve të Shqipërisë në Zvicër, por ditën e sotme është rikthyer me një intervistë në emisionin 'Ftesë në Pesë'.

Elda foli për rikthimin e saj në skenë, fëmijët dhe për bashkëshortin 8 vite më të ri, për të cilin tha se e sheh si fëmijën e tretë nga ngacmimet që ai merr nga vajzat e reja.

'Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua', tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze për bashkëshortin të cilin e thërret 'bebu'.

'Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda… Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë', tregoi ajo.

Ndër të tjera Madona shqiptare tregoi se punon si psikologe dhe gjithë këto vite mungesë në skenën shqiptare, i kanë bërë mirë, jo vetëm për t’ju përkushtuar fëmijëve, por edhe për t’u 'pjekur' vetë.

a-26 (1).jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu