Hapësire reklamuese

Bota

Macron ultimatum Erdoganit: Jepi fund sulmeve në Siri, Turqia paraqet rrezik për miliona njerëz

Shkruar nga Newsbomb
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas ofensivës ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë gjatë ditëve të fundit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Macron i quan operacionet ushtarake të Turqisë si “të njëanshme” ndërsa shton se tashmë ky shtet paraqet rrezik humanitar për miliona njerëz.

“Unë dënoj fort sulmin ushtarak të njëanshëm që po ndodh në Siri. I bëj thirrje Turqisë t’i japë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Turqia paraqet rrezik humanitar për miliona njerëz,” shkruan Macron në Twitter. /Newsbomb.al

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.