Hapësire reklamuese

Bota

Macron shuan shpresat për paqe: Lufta nuk do të marrë fund as muajt e ardhshëm

Shkruar nga Newsbomb
Macron shuan shpresat për paqe: Lufta nuk do të marrë fund as

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp në samitin e G7 në Bavari ka paralajmëruar se fundi i luftës në Ukrainë nuk mund të vijë as në javët në vazhdim dhe  as në një muaj.

“Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vijojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj duke shuar shpresat për një përfundim të luftës.

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një "shtet që sponsorizon terrorizmin".

Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një "krim lufte".

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.