Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Macron refuzoi ashpër hapjen e negociatave, Rama: Fjala e komisionerit ka më shumë rëndësi. Mund të mendohet dhe përfshirja e Francës

spot_img

Lajme të ngjashëm

78158bbabaf89e66268e7a409edf7a63

Kryeministri Edi Rama ka pritur komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, dhe gjatë një koferencve për shtyp lidhur me hapjen e negociatave komisioneri tha se qëndron në krah të vendit tonë dhe se ka shpresë për të ardhmen pasi po punohet me vendet që refuzuan integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

 Franca ka qenë një nga vendet që e ka kundërshtuar ashpër futjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Gjatë konferencës së sotme kryeministri Rama tha se e rëndësishme për t’u ndierë të inkurajuar është qasja e komisionerit, më pas mund të mendohet edhe përfshirja e Francës. Sipas Ramës fjala e komisionerit ka më shumë rëndësi nga të gjitha reagimet.

 “Ajo që përbën një arsye për të ndierë të inkurajuar është qasja e komisionerit lidhur me nevojën dhe me krijimin e kushteve për të adoptuar dhe pranuar së bashku një metodologji më të përshtatshme si rezultat i të cilës përveç të tjerave mund të mendohet e arsyeshme edhe përfshirja e Francës në vazhdimin e procesit.

Por sigurisht ky është një proces i brendshëm dhe fjala e komisionerit ka më shumë rëndësi nga të dyja përgjigjet që mora”, thotë kryeministri gjatë konferencës.

Nga ana tjetër komisioneri Várhelyi ndërsa pyetet nëse ka shpresë për hapjen e negociatave, deri në Mars kur pritet të merret vendimi, ai thotë se është pozitiv pasi po punohet me të gjitha vendet. “Jam shumë shpresëplotë dhe shumë pozitiv. Kam pasur shumë reagime nga takimet që kam zhvilluar në Paris dhe ende po punojmë më tej për të marrë përgjigje pozitive”, thotë mes të tjerash komisoneri për Zgjerim të BE-së.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka insistuar se BE-ja 28 anëtarëshe duhet të reformohet vetë fillimisht para se të lejojë anëtarë tjerë t’i bashkohen. 

Më shumë

spot_img