Hapësire reklamuese

Bota

Macron i “shuan” shpresat Ukrainës: Ndoshta do të duhen dekada që të anëtarësohet në BE

Shkruar nga Newsbomb
Macron i “shuan” shpresat Ukrainës: Ndoshta do të duhen

Presidenti francez Emmanuel Macron ka “shuar” shpresat për Ukrainën, duke thënë se ndoshta do të duhen "disa dekada" që Ukraina të konfirmohet, si anëtare e Bashkimit Evropian.

Por ai shton se Ukraina është "tashmë një anëtare" e familjes evropiane për shkak të "luftës" dhe "guximit" që po tregon.

Macron gjithashtu i thotë Parlamentit Evropian në Strasburg se shpreson që BE-ja të ecë "me shpejtësi" përpara në pranimin e Ukrainës.

Kujtojmë se Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë, si pjesë e procesit të aplikimit për anëtarësim në BE.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.